Personi që vdiq nga rryma në Suharekë do të varroset nesër

Aktuale

Personi që vdiq nga rryma në Suharekë do të varroset nesër

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Gani Gashi – personi që ka vdekur mbrëmë pas kontaktit me rrymën në fshatin Reqan të Suharekës do të varroset nesër.

Media që është duke qëndruar te shtëpia e viktimës kanë deklaruar se familjarët nuk dëshirojnë që të deklarohen për media, pasi janë në gjendje jo të mirë emocionale.

Viktima ka qenë duke ndihmuar në vendin e punës së bashkëshortes së tij, e cila punonte si mirëmbajtëse në kompaninë e autobusëve “Shpejtimi”.

Ndërsa nga KEDS për redaksinë kanë thënë se komisioni i tyre ka dal në vendin e ngjarjës dhe sipas të dhënave preliminare bëhet fjalë për një askident.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju informojmë se komisioni përkatës i KEDS-it ka dalë sot në vendin e ngjarjes. Pas shqyrtimit dhe analizimit të gjetjeve në vend, i njëjti do të dalë me një raport përfundimtar. Sipas të dhënave preliminare bëhet fjalë për një aksident, për çka për më shumë detaje ju sugjerojmë t’i kontaktoni autoritetet përkatëse të sigurisë”, thuhet në përgjigjen.

Ndryshe, vdekjen e viktimës mbrëmë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot ne datë 04.06.2024 rreth orës 20:10 policia ka marr informatën se në fshatin Reqan te Suharekës një person është godit nga rryma elektrike. Rreth orës 20:15 viktima është dërguar në emergjencën e Suharekës. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjell pa shenja jete. Viktima është G.G. , mashkull 42 vjeç nga Suhareka”, është shprehur Gashi për teve1.info.

Po ashtu ai ka bërë më dije se njësitet përgjegjëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po hetohen rrethanat e vdekjes.

“Policia ka dal në vendngjarje dhe njësit përgjegjëse janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë lidhur me rastin. Hetuesit janë në kontakt me prokurorin kujdestar i cili është duke udhëhequr hetimet dhe do të të veprohet në bazë të udhëzimeve të tij”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat