Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini tha se qeveria është duke e shndërruar Kosovën në demokraturë.
“Është duke e shëndërru Kosovën në demokraturë, dmth është duke i ndrru ligjet në një vend të stabiluzar me ligje kur një qeveri i qon 300 ligje në parlament është duke ia përshtat ligjet vetes, nuk është duke e nënshtru veten ndaj ligjit”, tha Gjini.
Kryetari i Gjakovës tha se si kryetar nuk ka nevojë për para, por vetëm lirim të proceduarave për t’i kryer punët dhe të mos pengohet tri vite për të kryer një rrugë.
“Nuk kam nevojë për pare, nuk jam tu lyp pare vetëm me mi liru procedurat që unë me i kry shembull ta marrim, qytetin e vjetër, mos me më pengu tri vjetë me kry një rrugë, qëta po e du”, tha Gjini.
Ai tha se qëllimi i qeverisë është që kryetarët e komunave të opozitës të duken keq.
“Qëllimi i qeverisë është që kryetarët e komunave të opozitës të duken keq, sidomos disa që flasin me u dukë keq, sidomos disa që flasin përfshi edhe mu”, ka thënë Gjini.
“ Qeveria na pengon seriozisht me seriozitetin më të madh kujt të duash i them, Kryeministrit, të gjithë të tjerëve, janë duke na penguar seriozisht e dinë edhe vete që janë duke na pengu, e bajnë qëllimisht”, tha Gjini.