Haxhiu i reagon Konjufcës i cili tha se biseda e Kusari-Lilës me Radioiçiqin nuk është tradhti kombëtare

Aktuale

Haxhiu i reagon Konjufcës i cili tha se biseda e Kusari-Lilës me Radioiçiqin nuk është tradhti kombëtare

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:24
Bekim Haxhiu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka dyshim për tradhti kombëtare nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila – kur është pyetur për bisedën e saj me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

E për këtë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se nëse sipas Konjufcës kjo nuk është tradhti kombëtare atëherë është krenari kombëtare.

Haxhiu tha se qysh në fillim ka dyshuar për një koalicion të heshtur në mes të LVV-së dhe Listës Serbe dhe sipas tij, kjo bisedë e publikuar ka treguar për bashkëpunimin e tyre.

“Nëse nuk ka qenë tradhti kombëtarë, po i bika sipas Glaukut që është krenari kombëtare sepse edhe njëra edhe tjetra nuk shkojnë. Të paktën në aspektin procedural duhet të jepshin përgjegjësi dhe llogari sepse edhe në fillim e kam thënë se ka një koalicion të heshtur në mes LVV-së dhe Listës Serbe. Komunikimet e të cilat janë publikuar para një viti na kanë dëshmuar këtë që ka një marrëveshje, bashkëpunim në mes tyre. I keni dëgjuar bisedat me Simiqin, edhe këtë të fundit ku dëgjohet komunikimi i drejtpërdrejtë me Radioçiqit e dëshmon se në një periudhë kohore ku ai po kërkohej nga organet e Kosovës dhe kishte urdhër- arrest për të…kjo bisedë është mbajtur e fshehur dhe nuk e dinim derisa nuk është publikuar në media”, ka thënë ai.

Haxhiu tha se Kusari duhet të intervistohet dhe të tregojë arsyeje e bashkëpunimit me Radioçiqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat