Avokatja Gashi: E dhimbshme që sot mungojnë akterët kryesor të luftës, bashkë me NATO-n e sollën lirinë

Aktuale

Avokatja Gashi: E dhimbshme që sot mungojnë akterët kryesor të luftës, bashkë me NATO-n e sollën lirinë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 16:13
Fehmije Gashi

Fehmije Gashi, avokate e akredituar nga Specialja, thotë se është e dhimbshme që në Ditën e Çlirimit mungojnë akterët kryesor të luftës, të cilët krah për krah me NATO-n e kanë sjellë këtë liri dhe ata sot janë në bankën e të akuzuarve.

“Fati i tyre që janë në Gjykatën e Hagës, të cilën edhe vet e kanë votuar duke e vënë në dukje pastërtinë e tyre dhe presin një gjykim në favor të tyre. Natyrisht, është shumë e dhimbshme sepse sot mungojnë akterët kryesor të luftës, të cilët krah për krah me NATO-n e kanë sjellë këtë liri dhe ata sot janë në bankën e të akuzuarve. Mirëpo, do e shohim drejtësinë si do të vendos në fund”, tha avokatja.

Poashtu, Gashi thotë se proceset gjyqësore në përgjithësi zgjasin shumë dhe rrjedhimisht edhe procesi kundër ish krerëve të Uçk-së nënkupton që do të zgjasë.

“Vetë fakti që deri më tani ende nuk janë kryer dëshmitarët e Prokurorisë, do të thotë që proceset gjyqësore në përgjithësi shkojnë ngadalë, për shkak se tani është në pyetje çdo provë duke u analizuar. Edhe në këtë rast procesi nuk po shkon shpejt përkundër faktit që Kodi i Procedurës Penale i detyron të gjitha palët, kur palët janë në paraburgim dhe ndërmarrin veprime sa më të shpejta në një kohë të arsyeshme për të zhvilluar një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, por vetë fakti që ende nuk janë kryer provat e Prokurorisë dhe natyrisht që edhe mbrojtja e akuzuarve i ka privat e veta, nënkupton që ky proces do të zgjasë shumë”, tha ajo.

Avokatja thotë se kësaj zgjatje nuk dihet kur do t’i vie fundi, pasi që vendimi kalon nëpër disa etapa dhe instanca.

“Kjo marrë parasysh se një herë do të marrë vendim Gjykata e shkallës së parë pastaj E drejta ligjore që do të vazhdohet me Gjykatë të Apelit edhe me instanca tjera, kështuqë kjo lë brengën se do të ketë ende kohë për të ardhë deri tek vendimi”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat