BIK: Muharrem Gashi nga Poduejva që vdiq në Qabe varroset sonte në Mekë

Aktuale

BIK: Muharrem Gashi nga Poduejva që vdiq në Qabe varroset sonte në Mekë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 14:50
Muharrem Gashi

Bashkësia Islame e Kosovës u ka shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit Muharrem Gashi, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan për ta kryer haxhin.

Sipas njoftimit të BIK-ut, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së BIK-ut.

“Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!

Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabenë e bekuar me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat