Vjen reagimi i zyrtarit të cilit iu dogj vetura në mesnatë

Aktuale

Vjen reagimi i zyrtarit të cilit iu dogj vetura në mesnatë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 14:39
Ekrem Hysenaj

Ekrem Hysenaj, zyrtari i lartë dhe ish-ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilit iu dogj vetura të martën në mesnatë në Prishtinë, është deklaruar pas ngjarjes.

Ai ka thënë sot se ende nuk ka dyshime për autorët e djegies së veturës së tij dhe dy të tjerave të cilat janë në pronësi të fqinjve të tij.

“Ne jemi të dëmtuar, momentalisht nuk kam dyshime në askënd”, tha ai.

Hyseni tha se është në pritje të hetimeve policore për të zbardhur ngjarjen.

“Ne jemi të dëmtuar unë dhe disa komshinjë. Po presim nga policia që të zbardhet rasti”, tha Hysenaj.

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti banesor në lagjen Kalabria të Prishtinës të martën në mesnatë, tha sot Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Ai ka thënë se disa persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat