Burim Ramadani ka thënë se nga Maqedonia e Veriut ka sinjale për deshqiptarizimin e institucioneve.
Kjo me vet faktin se “një shqiptar u zëvendësua nga punëtori i Vulinit të Serbisë, Ivan Stoilkoviq, në detyrën e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit përgjegjës për çështjet ndër-etnike”
“Interesimin për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta kemi tash, jo në zgjedhje!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Nisje fort e keqe në Maqedoninë e Veriut: sinjale për deshqiptarizimin e institucioneve!
1. Së pari, një shqiptar u zëvendësua nga punëtori i Vulinit të Serbisë, Ivan Stoilkoviq, në detyrën e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit përgjegjës për çështjet ndër-etnike!
Pra, edhe për Marrëveshjen e Ohrit do të “kujdeset” puthadori i Vulinit!!!
Ky ishte lajm jashtëzakonisht i keq.
Për më keq, ky mori edhe votat e deputetëve shqiptarë “reformistë”!
2. Së dyti, vendimet e menjëhershme për emërime në institucione të sigurisë, pa shqiptarë!
Derisa Serbia po ia fshin adresat e banimit shqiptarëve në Luginë të Preshevës, struktura e re qeverisëse “reformatore” në Maqedoninë e Veriut po merr vendime që fshijnë shqiptarët nga detyrat vendimmarrëse!
Interesimin për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta kemi tash, jo në zgjedhje!
Sepse, zgjedhjet janë çështje e garës politike të tyre, ndërsa të drejtat themelore të shqiptarëve atje e tejkalojnë garën.
Janë çështje e interesit të përbashkët dhe sigurisë e stabilitetit rajonal.