Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, flet Bislimi: Ky ishte interesimi i palës serbe

Aktuale

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, flet Bislimi: Ky ishte interesimi i palës serbe

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 06:43 Përditësuar në ora: 22:53 më 02.07.2024
Pamje nga takimi

Petkoviq pas takimit me Bislimin: Insistuam në themelimin e Asociacionit

Petar Petkoviq, kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin në Bruksel, takim i zhvilluar nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, emisari evropian për dialogun.

Petkoviq ka pretenduar se ‘Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”, ka raportuar Tanjug

Tutje ai ka thënë se në takimin trepalësh, Beogradi insistoi për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Nuk e ka lënë edhe pa propaganduar, duke thënë se “politikat e kryeministrit Albin Kurtit synojnë dëbimin e serbëve”.

“Dialogu është vendi i vetëm për zgjidhje kompromisi, ndryshe nga java e kaluar kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i gatshëm për bisedime, ndërsa Kurti refuzoi të bisedonte,” tha Petkoviq për gazetarët pas takimeve. 

Lajçak deklarohet pas takimit trepalësh me Bislimin e Petkoviqin: Ramë dakord për...

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pas më shumë se 7 orësh ka përfunduar takimet e sotme të dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh.

Ai ka thënë se kanë diskutuar një mori çështjes dhe aknë rënë dakord për një sërë hapash vijues.

“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve.

Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’. 

Bislimi pas takimit trepalësh: Pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, tha të martën vonë kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.

Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

"Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit", tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si "të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Përfundon takimi trepalësh në Bruksel

Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të martën vonë. Palët pritet të deklarohen për media rreth asaj çfarë u bisedua.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Ka filluar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Takimi trepalësh vjen pasi Lajçak i takoi më herët të martën në takime të ndara dypalëshe Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë – shtatorin e kaluar – ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

​Përfundon takimi mes Lajçakut dhe Bislimit, pritet ai trepalësh

I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, zhvilloi të martën pasdite takime të ndara dypalëshe me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dhe së shpejti pritet ta mbajë një takim trepalësh me ta për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

Më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut - përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit - që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë - shtatorin e kaluar - ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. /rel/

Dialogu në nivel kryenegociatorësh: Vazhdojnë takimet në Bruksel

Kanë filluar takimet dypalëshe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, u takua fillimisht me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe më pas nisi një takim tjetër dypalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Varësisht nga rrjedha e takimeve dypalëshe dhe nga gatishmëria e palëve, Lajçak mund t'i takojë Bislimin dhe Petkoviqin në një takim trepalësh.

Më herët zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, paralajmëroi se në krye të agjendës së diskutimeve do të jetë zbatimi urgjent i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja u arrit vitin e kaluar, por nuk u zbatua.

Ajo, mes tjerash, i kërkon Kosovës t’i ofrojë një nivel vetëmenaxhimi komunitetit serb, ndërsa Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Për zbatimin e saj, javën e kaluar në Bruksel u thirrën edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, Kurti nxori disa kërkesa për vazhdimin e dialogut - përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit - që Vuçiq nuk i pranoi.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e një sulmi të armatosur në Kosovë - shtatorin e kaluar - ku mbeti i vrarë një polic.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Pritjet që Bislimi dhe Petkoviq të dakordohen për ndonjë gjë, nuk janë të mëdha.

Disa runde bisedimesh mes tyre për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, përfunduan në maj pa ndonjë marrëveshje.

Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Lajçak ka nisur takimin me kryenegociatorin serb

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka nisur një takim në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij, sipas Kosovo Online.

Lajçak dje përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se takimi i sotëm i kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të mbahet për të “punuar në hapa konkretë për zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes”.

Në Bruksel po ashtu javën e kaluar u mbajtën takime edhe të nivelit të lartë, por nuk pati takim mes udhëheqësve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel, Bislimi e Petkoviqi sot flasin për zbatimin e marrëveshjeve

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi, sot do të takohet në Bruksel me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano konfirmoi mbajtjen e takimit të kryenegociatorëve të martën më 2 korrik.

Ky takim do zhvillohet si vazhdimësi e tentimit të organizimit të takimit të liderëve.

Sipas Stanos, në agjendën e takimit mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat