Rënia e numrit të pushuesve nga Kosova në plazhet shqiptare, Pozhari: Po i plotësohet gjysma e dëshirës Edi Ramës

Aktuale

Rënia e numrit të pushuesve nga Kosova në plazhet shqiptare, Pozhari: Po i plotësohet gjysma e dëshirës Edi Ramës

Nga: A.Zh Më: 10 korrik 2024 Në ora: 09:10
Xhevdet Pozhari

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe rritja prej 40% e çmimeve në Shqipëri, po dalin të jenë arsyet kryesore pse pushuesit nga Kosova nuk po e frekuentojnë plazhin shqiptar sivjet.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Turizmit në Kosovë Ruzhdi Kurtishaj, shumë turistë nga Kosova po braktisin Shqipërinë për të vizituar Greqinë apo Bullgarinë.

“Sipas statistikave ka një rënie të dukshme të pushuesve dhe rritja e çmimeve është një prej arsyeve kryesorë, sigurisht dhe gjetja e plazheve alternative si Greqia dhe Bullgaria mund të jetë një tjetër arsye pse mungojnë turistët prej Kosovës. Megjithatë unë nuk e kuptoj pse duhet të paguaj një pije që kushton 200 lekë në Durrës dhe 700 lekë në jug”, ka thënë ai.

Për lajmin e rënies së turistëve të Kosovës në Shqipëri, ka reaguar edhe analisti Xhevdet Pozhari, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar, duke thënë se kryeministrit Edi Rama po i plotësohet gjysma e dëshirës së tij.

“Edi Rama kërkonte turizëm elitar. Ma pak njerëz, por që shpenzojnë më shumë.

Siç duket, gjysma e dëshirës po i plotësohet”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat