Gazetarja e pyet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve, ky është reagimi i ministrit Sveçla

Aktuale

Gazetarja e pyet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve, ky është reagimi i ministrit Sveçla

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 10:58
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zgjedhur që t’i shmanget pyetjes se çfarë ka bërë Qeveria për çështjen e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës.

Pasi gazetarja e ka pyetur, kreu i MPB-së s’ka dhënë përgjigje me arsyetimin se s’është momenti për të folur për një problematikë të tillë.

Aktiviteti lidhej me nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ishte vrarë në krye të detyrës. 

@kallxo.com

Ministri i Brendshëm refuzon të përgjigjet për mungesën e sigurimeve shëndetësore e jetësore për policët në ditën kur po përkujtohen policët që ranë në krye të detyrës

♬ original sound - Kallxo.com

“Sot është dita e krenarisë, dita e lavdisë, dhe do të mbetemi aty, faliminderit”, i është përgjigjur ministri Sveçla gazetares dhe më pas është larguar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat