Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Zonjës së parë të Francës

Aktuale

Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Zonjës së parë të Francës

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 10:32
Prindon Sadriu në mesin e zonjave dhe zotërinjve të parë të shteteve në Lojërat Olimpike në Paris

Zotriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.

Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me ftesën dhe të jetë në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm.

“Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”.

“Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat