Këto janë dy datat kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Aktuale

Këto janë dy datat kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 19:28
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Mirëpo, sipas burimeve të besueshme dy data janë më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Më së herti është data 26 janar, derisa më së voni 16 shkurt, janë datat që pritet të vendosin partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas këtyre burimeve, gjasat janë të pakta që të këtë zgjedhje këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat