Analisti nga Maqedonia komenton incidentin e rëndë të Osmanit në Shkup: Ky ishte mesazhi

Aktuale

Analisti nga Maqedonia komenton incidentin e rëndë të Osmanit në Shkup: Ky ishte mesazhi

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 08:54
Vjosa Osmani

Analisti nga Maqedonia e Veriut, Mersel Bilalli ka thënë se incidenti ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është i rëndë. Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka gati 34 vite përvojë të mjaftueshme për të ditur se si duhet të veprohet në raport me përfaqësuesit diplomatik.

“Nuk ndaj mendimin se kjo ka qenë krejtësisht e rastit, Maqedonia gati 34 vite ka përvojë të mjaftueshme për atë se si veprohet në raport me përfaqësuesit diplomatik pa dallim a vijnë ato në udhëtim zyrtar, gjysëm zyrtar, privat, të gjitha këto janë të përfshira në konventat ndërkombëtare“, ka thënë Bilalli.

Tutje ai theksoi se të gjitha këto veprime çojnë një mesazh, teksa tha se duhet t’a shohim se si do të mbrohet Maqedonia.

“Është incident i rëndë në marrëdhëniet diplomatike mes shteteve dhe ta shof se si do të reagoj Kosova, ne presim vizitën e kryeministrit i cili ta shohim publikisht se si do ta kualifikon atë, dhe si do të mbrohet pala e Maqedonisë“, deklaroi analisti Bilalli.

I pyetur se a mund të ndikojë raportet diplomatike të Kosovës e Maqedonisë ky incident, ai tha se incidenti është ofendues, sepse sipas tij, ky veprim nuk e ofendon një person fizik, por e ofendon një shtet dhe gjithë popullatën e saj.

Tutje, ai tha se ky incident nuk është i lehtë të tejkalohet, përveq nëse Maqedonia kërkon falje publike.

“Është vështirë të thuhet edhe pse incidenti objektivisht është i rëndë, ofendues, nuk e ofendon një person fizik, por e ofendon një shtet dhe gjithë popullatën e saj, institucionet e saja kështu që nuk ështëlehtë të tejkalohet përveq që shteti i Maqedonisë kërkoon falje publike”, u shpreh Bilalli në Tëvë1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat