Sadiku: Ura e Ibrit nuk duhet të hapet kokë më vete, duhet të tentojmë t’i bindim ndërkombëtarët

Aktuale

Sadiku: Ura e Ibrit nuk duhet të hapet kokë më vete, duhet të tentojmë t’i bindim ndërkombëtarët

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 08:59
Skënder Sadiku

Skënder Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet kokë më vete, pas përgjigjjes së sotme te QUINT-it.

Mirëpo, sipas tij duhet të tentohet të binden ndërkombëtarët, sepse ky veprim është në interes të qytetarëve, sidomos atyre të komunës veriore.

“Nuk guxojmë faktorin ndërkombëtar ta vëmë në një tabor i cili nuk është në vijë të njëjtë me ne, sepse ndërkombëtarët kanë qenë më ne në momentet më të rënda. Mirëpo, ne duhet t’i bindim ata se ky veprim i joni është në interes të qytetarëve, së pari të qytetarëve të komunës veriore të Mitrovicës”, ka thënë ai.

Tutje, Sadiku theksoi se ata që nuk i njohin rrethanat në Mitrovicë kanë menduar se Ura e Ibrit është totalisht e mbyllur, teksa ai shpjegoi se Ura është e shfrytëzueshme për këmbësorë, për biçiklista, për nëna me karroca.

“Posaqersht për ata që nuk i njohin rrethanat edhe specifikën e Mitrovicës kanë menduar se kjo Urë është total e mbyllur dhe nuk ka kurfar qasje ndër vite, ka qenë vetëm simbol i ndarjes, i trazirave, kurse Ura realisht ndër vite është shfrytëzuar për këmbësorë për biçiklist për trotinet, për nëna me karroca edhe shfrytëzohet pa asnjë telashe”, tha Sadiku në Tëvë1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat