Serbët nga veriu i Kosovës u mblodhën në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër njoftimit të Prishtinës zyrtare për hapjen e urës mbi lumin Ibër ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore.
Kosova është deklaruar se shumë shpejt do ta hapë urën për qarkullim, kurse ndërkombëtarët janë shprehur kundër.
Ish-gjenerali Muharrem Maralusha, ka reaguar duke thënë se përfaqësuesit e QUINT-it, po bëjnë çmos që të ndalojnë hapjen e urës mbi Ibër.
Postimi i plotë:
Perfaqësuesit E Quintit, e kanë deleguar "Dragodanin", që të ban çmos për ndalimin e hapje së urës për qarkullim të plotë se koha nuk është e përshtatshme, por, eventualisht ura duhet të lëshohet për qarkullim të plotë. Anglia është deklaruar për lëshimin e urës në qarkullim të plotë.