Drafti për kodin e veshjes në gjyqësorin e Kosovës: Funde nën gjunjë, thonjtë me madhësi normale, grim natyral…

Aktuale

Drafti për kodin e veshjes në gjyqësorin e Kosovës: Funde nën gjunjë, thonjtë me madhësi normale, grim natyral…

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Veshje të pastra, pa njolla, pa vrima ose grisje, funde nën gjunjë – pa prerje apo hapje, thonjtë me madhësi normale, grim natyral, ndalim i shapkave e veshjeve sportive janë vetëm disa nga parimet e përgjithshme të paraqitjes dhe dukjes personale, të parapara me draft-kodin e veshjes dhe paraqitjes në vendin e punës në gjyqësorin e Kosovës.

Me këtë draft-Kod, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) po synon që për herë të parë të kodifikojë me një akt të unifikuar veshjen dhe paraqitjen.

KGJK dje ka njoftuar se tashmë ndodhet në fazën e konsultimit publik, me ç’rast ka ftuar të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e draftit të kësaj rregulloreje deri më 23.08.2024.

Për të lexuar draft-rregulloren klikoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat