Deputetja Musliu publikon fotografinë e një minatori të lënduar – thotë se ai nuk e ka marrë pagën që tre muaj

Aktuale

Deputetja Musliu publikon fotografinë e një minatori të lënduar – thotë se ai nuk e ka marrë pagën që tre muaj

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 15:07
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografinë e një minatori, i cili është lënduar në minierën e Trepçës.

Musliu derisa ka publikuar fotografinë e minatorit, ka shkruar se ai nuk ka marrë që tre muaj pagë, transmeton Telegrafi.

“Ky minator i lënduar në minierën e Trepçës ka tre muaj që s’ka marrë pagë. Ama me rëndësi është qe Albin Kurti e Qeveria i ka shpallë luftë e i ka qitë gjoksin Amerikës e krejt Evropës”, ka pohuar deputetja.

Tutje, ajo ka shkruar “Qeveri kriminale”.

Fotografia e publikuar nga deputetja Musliu.

Image
Minatori
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat