Në një mbishkrim në gjuhën serbe në Bujanoc, bëhet thirrje për vdekjen e shqiptarëve

Aktuale

Në një mbishkrim në gjuhën serbe në Bujanoc, bëhet thirrje për vdekjen e shqiptarëve

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngarjes

Vetëm një ditë pas protestës së shqiptarëve në Bujanoc, një mbishkrim provokues është shkruar në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në po atë vend.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdekje shqiptarëve”.

“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar ai.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan  në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat