Durmishi: Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale – publikohet raporti i plotë

Aktuale

Durmishi: Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale – publikohet raporti i plotë

Nga: A.SH Më: 13 gusht 2024 Në ora: 18:10
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar raportin për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se “ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”

Postimi i plotë:

Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.

Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat