Njohësi i sigurisë dhe ish inspektori i AKI-së Shkelzen Sopjani ka folur rreth çështjes së Urës së Ibrit dhe deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me hapjen e saj.
Ai ka thënë se deklarata e KFOR-it ka qenë e drejtëpërdrejtë.
“Ke deklaratë edhe me kërcënim nëse mundem me thënë sepse, qartazi treguan se nuk e kanë plan me leju hapjen e urës në këtë fazë, nëse nevojiten ushtarë shtesë pa asnjë problem e barikadojnë jo vetëm urën por komplet pjesën veriore nëse paraqitet nevoja…e thanë se nuk hezitojmë”.
Kjo deklaratë e KFOR-it sipas Sopijanit ndikoi edhe në zbutjen e qasjes së kryeministrit dhe disa eksponentëve të qeverisë.
Ai ka thënë se “deri dje deklaratat kanë qenë më të ashpra, më të drejtëpërdrejta se ura gjithsesi do të hapet shpejtë… tash po e shohim që ka një zbutje”.
Sopjani ka thënë se moskoordinimi i qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombtarë e veçanarisht me SHBA-të ka pru deri te “shuplakat” ndaj saj, e njëra nga këto ishte edhe njohja e pasaportave serbe ku pjesë të territorit të Kosovës njihen si të Serbisë.
“Këto janë veprime hakmaarrëse të bashkësisë ndërkombtare… dhe këto veprime janë në funksion të dobsimit të subjektivitetit ndërkombtarë të Repubkilës së Kosovës. Para kësaj kemi pa sanksionet, tani ka biseda jo me u hjek ato sanksione mirëpo me u vendos sanksione të reja”.
Një veprim tjetër i ndërkombtarëve ishte edhe ai për antarësimin e Kosovës në KiE ku sipas Sopjanit u afru pranimi por në fund thanë jo.
“Krejt këto veprime po janë si rezultat i veprimeve moskoordinuese”, ka thënë ai ndër të tjera në FIVE.
Kurse njohësi i sigurisë dhe ligjeruesi Fatrmir Çollaku ka thënë se KFOR-i nëse nuk lejon me hap Urën e Ibrit për qarkullimin e automjeteve, ai ka kapacitete të mjaftueshme dhe se shum leht mundet me u barrikadu në urë me trupa shtesë.
Ai gjithashtu ka deklaruar se si rezultat i moskoordinimit të veprimeve të qeverisë me partnerët kemi ardhur deri te një situatë ku bashkësia ndërkombtare ka vendosur siç thot ai “në tavolin sanksionet e reja” ndaj Kosovës dhe ne si vend i vogël nuk kemi kapacitet me i përballu sanksionet shtesë.