Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Deshën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi

Aktuale

Arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Klinaku: Deshën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 14:23
Blerim Ramadani

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramdani, sot është arratisur nga burgimi shtëpiak në Maqedoni të Veriut.

Ai ka bërë me dije se Ramadani është arratisur pasi drejtësia maqedonase kishte vendosur për rikthimin e tij në paraburgim me qellim që të ekstradonte në Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se pushteti i ri në Maqedoni, i cili është ndihmuar nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së.

“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë. Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat