Historiani Mentor Hasani, ka komentuar një sondazh të bërë në Serbi, ku afro 32 për qind e rinisë serbe e duan Kosovën qoftë edhe me luftë.
Hasani tha se ky sondazh është një reflektim i një kombinimi të shumë elementeve, duke filluar nga ai historik dhe i narrativave historike por edhe të një kombinimi, sipas tij, religjioz ku tha se dihet se Kisha Serbe ka një ndikim të madh në shoqëri dhe në elitën politike.
“Në këtë mes janë edhe elementet ultranacionaliste serbe që vazhdon t’i mbajë aktive dhe gjallë edhe mitet serbe që i kanë ndërtuar ndër shekuj qëllimshëm”.
“Akademia serbe dhe politika serbe ka bërë përpjekje dhe ka arritur me mjaft sukses të falsifikojë historinë dhe të ngrit mite mbi Kosovën dhe të drejtën e pretenduar të saj, dhe ajo niset tek vitet 1389 tek beteja e njohur si ‘Beteja e Kosovës’”, tha ai në “Edicioni Special”.
Tutje, ai tha se këta faktorë e bëjnë që të ketë një rezultat të tillë në këtë sondazh, e sipas tij, kjo është fatkeqësi për popullin serb, që shkon, siç tha ai, përtej kufijve gjeografik dhe jo natyror të Serbisë.