Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën

Aktuale

Muhaxhiri: Çdo vonesë në dialog ka kosto të madhe për Kosovën

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 15:53
Artan Muhaxhiri

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo vonesë në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, do të kishte kosto për Kosovën, pasi sipas tij, në këtë mënyrë do të ruhej status quo-ja negative “dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Kosovës”.

Në këtë bisedë, Muhaxhiri flet edhe për njoftimin se Serbia ka tërhequr një letër përmes së cilës kishte shprehur rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.

Sa i përket urës, ai thotë se hapja e saj nuk do t’ia vlente në asnjë skenar, nëse do ta armiqësonte Kosovën me aleatët dhe do ta izolonte vendin.

“Kjo do të ishte një Fitore e Pirros sepse humbjet do të eklipsonin përfitimet”, thotë ai.

Prononcim:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat