Tomë Gashi reagon për barrikadat serbe: Para Albinit bëheshin në Kosovë për interes të Serbisë, pas tij ...

Aktuale

Tomë Gashi reagon për barrikadat serbe: Para Albinit bëheshin në Kosovë për interes të Serbisë, pas tij ...

Nga: A.Zh Më: 7 shtator 2024 Në ora: 09:10
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar pas bllokimit të pikave kufitare me Serbinë.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë një krahasim, se si bëheshin më parë barrikadat dhe se si po bëhen tani, përcjell Bota sot.

"Para Albinit, barrikadat bëheshin në Kosovë për interes të Serbisë.

Me Albinin, barrikadat bëhen në Serbi, e pse secili e di”, ka shkruar avokati në Facebook.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kurse, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Së pari u mbyll pika kufitare në Bërnjak, ku ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla njoftoi se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Kryetari i së ashtuquajturit asociacion i qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova.

Sipas tij, bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat