Në media u raportua për mos përshëndetje mes liderëve të Kosovës në një ceremoni për zbulimin e shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova, në Podujevë.
Profesori nver Bytyçi, ka thënë se shqiptarët nuk duhet ta thellojnë përçarjen por të bashkohen.
Shkrimi i plotë:
Kosova është e para, pastaj vijnë inatet e zënkat!
Djali i Rugovës, Uka, nuk e përshëndet kryeministrin, por përshëndet vetëm presidenten e Republikës. Kështu thuhet në një lajm për ceremoninë e inagurimit të shtatores se liderit historik, Ibrahim Rugova, në Podujevë. Më tej akoma:- presidentja Osmani nuk përshëndetet me Donika Gërvallën dhe ministrin Peçi. Kryetari i LDK-së së Podujevës nuk përshëndetet me kryetarin e komunës, sepse ky i fundit tashmë është i Vetëvendosjes e dikur ishte i LDK-së.
Mos shkoni kaq larg o politikanë dhe njerëz të mirë të Kosovës! Mos u bëni kaq të dobët! Mos mendoni për egon tuaj! Interesi i Kosovës është shumë herë më i madh sesa qejfmbetjet tuaja. Aty ishte një event i madh. Po përurohej shtatorja e personalitetit më të madh të historisë së Kosovës. Djali i tij në atë rast duhej të përshëndeste edhe ndonjë person që do të donte dikur ta asgjësonte Ibrahim Rugovën, por që është penduar! Kjo është maturia dhe urtësia e Kosovës.
Sa shpejt e harruat Anton Çetën dhe Zekeria Canen. Sa shpejt i harruat ato ditë madhështore të faljes së gjaqeve! As vetë Ibrahim Rugova nuk do të donte të kishte sjellje të tilla publike! Vini mend o njerëz! Eshtë koha të bashkohemi, jo të thellojmë përçarjen! Dhe venë gjithmonë mend ata që kanë mend!