Policia merr prova materiale nga ndërtesa që konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele, Elshani jep detaje

Aktuale

Policia merr prova materiale nga ndërtesa që konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele, Elshani jep detaje

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 14:42 Përditësuar në ora: 17:07 më 09.09.2024
Policia e Kosovës

Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke marrë prova materiale nga ndërtesa që konsiderojmë se ka shërbyer si komunë paralele

Zhvillime të reja raportohet të ketë në veri të vendit.

Sipas informacioneve të para theksohet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë realizuar sot një aksion në Bankën Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Theksohet se policia ka marrë dokumentacionin nga kasaforta e bankës. Sipas raportimeve të “kosovoonline”, në pjesën ku ndodheshin zyrat e këtij institucioni serb, ndodhet një mjet i blinduar dhe rreth ndërtesës ku ishte e vendosur komuna paralele serbe shihen të parkuara automjete të policisë.

Kasaforta e Bankës Popullore Serbe në Leposaviq nuk ka funksionuar që nga muaji maj, kur u mbyllën të gjitha objektet e Kursimores së Postës serbe dhe ndodhet në ndërtesën ku deri tani ishte komuna paralele serbe në Leposaviq.

I kontaktuar nga mediat, për këtë çështje zëvendësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani ka thënë se janë duke marrë prova materiale nga ndërtesa pasi konsiderohet se ka shërbyer si komunë paralele.

“Jemi duke marr prova materiale nga ndërtesa që konsiderojm se ka shërby si komunë paralele“, ka thënë Elshani.

Derisa ka bërë të ditur se ende nuk kanë hyrë tek departamenti i thesarit.

“Nuk kemi hy te departamenti i thesarit ende“, tha Elshani. 

-------------

Po raportohet se organet e rendit sot kanë marrë dokumentacionin nga kasaforta e Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq.

Në pjesën ku ndodheshin zyrat e këtij institucioni serb, ndodhet një mjet i blinduar dhe rreth ndërtesës ku ishte e vendosur komuna paralele serbe shihen të parkuara automjete të policisë.

Kështu raporton portali serb “Kosovo Online”.

Përballë objektit janë edhe mobiliet të cilat po i nxjerrin punonjësit e zyrës së Shoqatës serbe “Më Përkrah”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat