Lansohet projekti “siguria e fëmijëve në trafik”, Aliu e Nagavci e vlerësonjë si sifidë e objektiv kryesor

Aktuale

Lansohet projekti “siguria e fëmijëve në trafik”, Aliu e Nagavci e vlerësonjë si sifidë e objektiv kryesor

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 15:16
Liburn Aliu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), së bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTi) dhe me ndihmën e organizatës GIZ, kanë lansuar projektin “Siguria e fëmijëve në trafik”.

Ky projekt u lansua nw shkollwn fillore “Naim Frashëri”, me aplikacionin i cili do të jetë për fëmijët nga 6 deri 12 vjeç.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka thënë se kjo është një ndër sfidat themelore të MMPHI-së.

Aliu: është ndër sfidat themelore të ministrisë sonë

“Shpikjet e reja, dinamika e vazhdueshme në zhvillim e mobilitet e ka të domosdoshme të përcillet paralel me të edhe çështja e sigurisë në trafik e që për vendin tonë paraqet një sfidë mjaft të madhe, e që është ndër sfidat themelore të ministrisë sonë, kur bëhet fjalë për pjesën e transportit. Edhe në qytetet tona ka plane të reja të mobilitetit dhe të synohen zhvillime investime të reja e që synohet përherë mobiliteti jonë të orientohet nga ai i gjelbëri që të kemi sa më pak ndikime negative në mjedis,” ka thënë Aliu.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se objektivi kryesor i platformës që është lansuar sot është ofrimi i sigurisë fizike.

Nagavci: Ofrimi i sigurisë fizike për më të vegjlit tanë është objektivi kryesor i platformës

“Ofrimi i sigurisë fizike për më të vegjlit tanë është objektivi kryesor i platformës që po lansohet sot dhe është një projekt tejet i rëndësishëm e i qëlluar ministrisë së mjedisit, me mbështetjen e GIZ-it gjerman dhe në këtë kuadër si ministri e arsimit përpos që kemi dhënë kontributin tonë është edhe një nga aktivitetet e punët e shumta që bëjmë me lidhje për kujdesin për sigurinë e fëmijëve,” është shprehur Nagavci.

Po ashtu, Zëvendës-ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad, ka theksuar se ky projekt nuk është vetëm për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve e sigurisë rrugore, por gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptojë më mirë sigurinë rrugore, si një element vendimtar dhe drejt integrimit në BE.

Conrad: Të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptojë më mirë sigurinë rrugore

“Ky program synon të angazhojë nëpunësit civilë dhe t'i shndërrojë ata në agjentë të ndryshimit në kuadër të integrimit në BE. Ai përdor ekspertizën e shërbimit civil dhe na shtyn, domethënë burokracitë dhe ministritë, administratën, të shkojmë përtej kufijve tanë dhe të dalim me zgjidhje inovative. Nuk është vetëm për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve, në përmirësimin e sigurisë rrugore, por ka gjithashtu një element shumë, shumë të rëndësishëm dhe që është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kuptojë më mirë sigurinë rrugore si një element vendimtar edhe drejt integrimit në BE,” ka theksuar ai.

E në këtë lansim, padyshim që nuk mungoi as Policia e Kosovës, e cila ndikon në trafikun rrugor e në sigurinë e trafikut.

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Sulejman Halili ka shtuar se në ditët e sotshme patriotizëm është të shpëtosh jetën e njeriut me aktivitete të tilla.

Ai ka deklaruar se në 5 vitet e fundit në Prishtinë kanë humbur jetën 63 këmbësorë.

Halili: Sot patriotizëm është me shpëtua jetë njeriu, me aktivitete të tilla

“Sot patriotizëm është me shpëtua jetë njeriu, me aktivitete të tilla siç ka ofruar edhe GIZI-i, është shumë me rëndësi se policia e trafikut edhe në të kaluarën ka dhënë në kontribut jashtëzakonisht shumë të madh... 28:20 Vetëm në 5 vitet e fundit në regjionin e Prishtinës, kanë humbur jetë 63 këmbësorë”, ka shtuar Halili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat