Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim

Aktuale

Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 18:05
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Lavrov, i cili ka thënë se në Kosovë po bëhet spastrimi etnik i serbëve.

Hoxhaj  ka thënë se këto janë sulme dhe dezinformata që synojnë të destabilizojnë Kosovën.

“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër.

Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat