Haliti tregon se po i presin ndërkombëtarët ta marrin “aminin” për hapjen e urës në Ibër

Aktuale

Haliti tregon se po i presin ndërkombëtarët ta marrin “aminin” për hapjen e urës në Ibër

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 21:20
Ura e Ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai tha se Qeveria ka vendosur t’i jap kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapen e urjes.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhën kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmend fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit cështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat