Gërvalla flet për kërcënimet e Vuçiqit, vjen me një thirrje të fortë për ndërkombëtarët

Aktuale

Gërvalla flet për kërcënimet e Vuçiqit, vjen me një thirrje të fortë për ndërkombëtarët

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 18:19 Përditësuar në ora: 18:58 më 13.09.2024
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Gërvalla komenton kërkesat e Vuçiqit ndaj Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit, për Kosovën, ka thënë se janë të vjetra.

Tutje, ministrja thotë se Vuçiqi më mirë është t’i përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa.

“Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, u shpreh Gërvalla në DPT te Fidani.

“Alekskandar Vuçiqi më mirë është t’iu shpjegojë qytetarëve të tij që dëshiron të përparojë, zotimet që i merr ai në procesin e dialogut, duhet t’i përmbush”.

Gërvalla: Ndërkombëtarët t’i japin mesazhin Vuçiqit që të mos vajtojë, por t’i kryej detyrat e shtëpisë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur se Banjska dëshmoi dështimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, Gërvalla theksoi se Vuçiq dështoi aq shumë, sa dhe serbët e Kosovës e kuptuan që atij nuk i intereson për problemet e tyre.

“Banjska ka dëshmuar disa gjëra, e para ka dëshmuar që Kosova është shtet Sovran, i cili mund të mbrojë jo vetëm kufijtë dhe qytetarët e vet, por edhe sovranitetin. Po ashtu në Banjskë Vuçiqi ka dështuar tërësisht, sepse jo vetëm ka dështuar grupi i tij kriminal ta bëjë atë për të cilën është nisur, por në të njëjtën kohë dështuar me serbët e Kosovës, të cilët përfundimisht e kanë kuptuar që Aleksandar Vuçiq jo vetëm që nuk kujdeset për ta, jo vetëm që nuk i interesojnë problemet e tyre, por që mundohet kurdo që ka mundësi t’i shfrytëzojë”, u shpreh ministrja në DPT te Fidani.

“Shihni aksionin e fundit në kufijtë me Kosovës, i cili demonstron dy gjëra, e para demonstron që për dallim nga e kaluara kur bllokadat janë bërë brenda territorit të Kosovës, duke keqpërdorur dhe qytetarët të Kosovës serbë, bllokadat e fundit janë bërë jashtë kufijve dhe ka pasur numër modest të serbëve”.

Tutje Gërvalla thotë se ka ardhur koha që Bashkësia Ndërkombëtare t’i jap mesazhin e qartë presidentit serb që të mos vajtojë, por që t’i kryej detyrat e shtëpisë e të mos destabilizojë fqinjët.

“E kuptojmë që tani Vuçiqi ka nevojë për teatër, ai e ka zakon të vajtojë e ta dëgjojë e gjithë bota, sidomos se ne në Kosovë jemi të padrejtë me të, por ka ardhur koha që të jepet mesazhi i duhur nga Bashkësia Ndërkombëtare për t’i thënë mjaft vajtove, ulu kryej detyrat e shtëpisë e mos kërcëno më fqinjët as në Kosovë, e as në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe mos u merr me destabilizim të fqinjëve”, theksoi Gërvalla.

“Ka ardhur vërtetë koha që t’i jepet fund, nuk mund të blihet paqja në rajon me licium”.

Gërvalla flet për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime.

Gërvalla u shpreh gjithashtu se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sipas daj, duke i treguar që Vuçiqi është një person i rrezikshëm dhe nuk e kupton gjuhën e butë..

“Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”.

“Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat