Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presidenti serb për “shpalljen e okupimit” të Kosovës.
Ai ka thënë se shqetësimi kryesor duhet të jetë koordinimi dhe reflektimi i raporteve me ShBA-në.
“Trima mos u shqetësoni nga kërcënimet apo kërkesat e Vuçiqit. Ska nevojë për panikë e as me tregu muskuj.
Shqetësimi kryesor i Kosoves duhet të jetë koordinimi dhe reflektimi në mirëbesim të plotë i raporteve me ShBA, NATO dhe vendet e QUINT”.