Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar senatorin Ted Cruz.
Tahiri ka thënë se Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Teksas, pata nderin t'i takoj anëtarin e Senatit Amerikan nga ky shtet, Ted Cruz, Senatorin dhe Kryetarin për Arsim në Shtetin e Teksasit, Brendon Creighton, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton.
Në këto takime dhe diskutimet e shumta, është e qartë se jo vetëm ndjenja e mirë, por edhe energjia për të mbështetur Kosovën janë prezente të figura të larta të SHBA-ve. Kosova është e bekuar që e ka fituar lirinë, demokracinë dhe pavarësinë me ndihmën e Amerikës.
Edhe pse jemi një vend i vogël, Kosova është e njohur dhe e dashur për Amerikën.
Këtë ndjesi dhe këtë marrëdhënie duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë me shumë kujdes.