Ahmetaj, Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat

Aktuale

Ahmetaj, Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 19:23
Dimal Basha

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e ardhshme, Ramush Ahmetaj, ka deklaruar se aty ku ka operuar UÇK-ja, ka qenë “shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat”.

Duke deklaruar se vet ka qenë ushtar i UÇK-së bashkë me pesë vëllezërit e tij, Ahmetaj thotë se sa herë që Dimal Basha flet për liri dhe çlirim, i fyen të dyja.

Deklarata e tij vjen pasi deputeti Basha iu drejtua kryetarit të AAK-së, duke thënë se “Albini veç e ka pastru terenin, prandaj po ankohet Vuçiqi”.

Gjynah që se kemi njoftë atë kohë Albinin e Dimal Bashën me na pastru terrenin pa gjak e sakrifica. Dimal Basha, sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat. Asnjë shqiptar i Kosovës s’ta ka as ty e asnjërit nga deputetët e VV-së borxh këtë” ishte kundërpërgjigjja e Ahmetajt.

Ky është postimi i plotë i Ahmetajt:

Ai po e kërkon terenin si me juve, ku e ka pas Radojçiçin shef në veri, por fatmirësisht populli po mendon ndryshe!

Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit. I kam edhe pesë  vëllezër që të gjithë krejt ushtarë të vijave të parë të frontit. Unë dhe dy vëllezër kemi qenë edhe të plagosur rëndë, kurse njëri nga vllezërit i ka humbur gjymtyrët e trupit. Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.

Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat. Gjynah që se kemi njoftë atë kohë Albinin e Dimal Bashën me na pastru terrenin pa gjak e sakrifica.

Dimal Basha, sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat. Asnjë shqiptar i Kosovës s’ta ka as ty e asnjërit nga deputetët e VV-së borxh këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat