Njohësit vlerësojnë se policia ka kapacitete për reagim në raste trazirash

Aktuale

Njohësit vlerësojnë se policia ka kapacitete për reagim në raste trazirash

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Njësitet përgjegjëse për mbrojtjen e liderëve shtetërorë në kuadër të Policisë së Kosovës, vlerësohet se megjithëse janë me kapacitete të duhura, kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme, marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë.

U stimulua një rast i reagimit të shpejtë në situatë të kanosjes së jetës së një kreu të shtetit.

Një gjë e tillë u bë përpara shefit të ekzekutivit kosovar.

Njësitet përgjegjëse për mbrojtjen e afërt të liderëve të shtetit, vlerësohen se kanë kapacitet e nevojshme për reagim.

“Përdor teknikën dhe teknologjinë më moderne, si dhe taktikat më moderne të mbrojtjes fizike dhe precizë të personaliteteve të Republikës së Kosovës. Detyrat e saj janë mbrojtja e personaliteteve të shteteve të cilat vijnë zyrtarisht ta vizitojnë Kosovën”, ish-koloneli i Policisë së Kosovës.

Megjithatë, kërkohen trajnime shtesë për këtë kategori të Policisë së Kosovës, marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë.

“Do të duhej të kemi njësite më të specializuara, sepse është investuar shumë në Policinë e Kosovës, aq më tepër është përkrahur shumë nga institucionet e vendeve tjera. Ka nevojë Policia e Kosovës që të kenë trajnime të avancuara dhe për reagime në situatat më ekstreme, sepse po jetojmë në një botë kur në çdo situatë mund të ndodhë çfarëdo aksidenti”, tha Anton Nrecaj nga Istituti Clard.

Ditë më parë, Policia e Kosovës, pati përvjetorin e 25-të të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat