Lëndoi krahun pas një aksidenti, Berisha njofton se nesër do t’i nënshtrohet një operacioni

Aktuale

Lëndoi krahun pas një aksidenti, Berisha njofton se nesër do t’i nënshtrohet një operacioni

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 14:14
Bekë Berisha

Mbrëmjen e kaluar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha u aksidentua duke pësuar kështu edhe lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

Ndërkaq, në lidhje me këtë aksident ka reaguar edhe vetë deputeti, dukë bërë të ditur për gjendjen e tij, dhe po ashtu tregoi se do t’i nënshtrohet një operacioni nesër.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’ua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Beke Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat