Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave del me një njoftim të rëndësishëm

Aktuale

Shtesat për fëmijë, Ministria e Financave del me një njoftim të rëndësishëm

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 10:58
Qeveria e Kosovës

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka reaguar lidhur me kërkesën për verifikim shtesë për të riaktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.

Sipas ministrisë në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë.

“Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.

Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat