Objekti i zjarrfikësve në Zveçan është duke u rinovuar.
Gjatë ditës së sotme këtë objekt e ka vizituar kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme, shkruan Telegrafi.
“Sot kemi vizituar objektin e zjarrfiksave në Komunën e Zveçanit, i cili po rinovohet me fondet tona të dedikuara për këtë qëllim të shumëpritur! Ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për avancimin e kushteve të punës për stafin tonë të zjarrfikësve, por gjithashtu për sigurinë e komunitetit tonë”, ka thënë kryetari Peci.
Sipas tij, renovimi i këtij objekti do të krijojë një ambient të përshtatshëm dhe funksional.
“Renovimi i këtij objekti do të krijojë një ambient të përshtatshëm dhe funksional, duke siguruar që stafi i zjarrfikësve të ketë të gjitha mjetet dhe resurset e nevojshme për të qenë në gjendje gatishmërie për intervenime në rast të emergjencave”, ka thënë tutje ai.
Kryetari i Komunës së Zveçanit është shprehur se një ambient i ri do të kontribuojë në punën më efikase.