Shatri thotë se do të ketë lirim të çmimeve të produkteve pas ndryshimit të masës për mallrat serbe

Aktuale

Shatri thotë se do të ketë lirim të çmimeve të produkteve pas ndryshimit të masës për mallrat serbe

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:55
Haki Shatri

Nga e marta, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës. Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës.

E lidhur për këtë çështje ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se ndalesa e mallrave serbe dhe sanksionet që u janë bërë Kosovës për shkak të veprimeve të pakoordinuara kanë sjell deri tek bllokimi i fondeve.

Se a do të ketë lëvizje të çmimeve dhe lirim të produkteve, ish-ministri thotë se disa mallra nga Serbia për shkak të afërsisë së tregut mund të jenë më të lira.

“Mundësia për me i kontrolluar mallrat tregtare është shumë më e lehtë dhe ata që kanë dështu në këtë mandate është që me i ndalu autoblindat serbe. Zvogëlimi i sasisë së importit nga Serbia dhe zëvendësimi i atyre mallrave në mallrat e ngjashme nga vendet e tjera të regjionit por kanë rezultuar që të jenë më të shtrenjta. Këtë targë e ka paguar konsumatori i vendit. Në lëvizjen e çmimeve a do të ketë lirim të produkteve a po jo, mendoi që do të ketë ndikim pozitiv sepse disa mallra të konsumit që sigurohen nga Serbia, sigurisht që e kanë një kosto më të lirë për shkak të afërsisë së tregut. Ndalesa e mallrave serbe dhe sanksionet që u janë bërë Kosovës për shkak të veprimeve të pa koordinime kanë sjell deri tek bllokimi i shumë fondeve të cilat kanë pas më u realizua si projekte brenda këtyre viteve në Kosovë dhe janë stopuar dhe janë në proces të ngrirë”, ka deklaruar Shatri.

Në ditët e fundit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20%.

E sipas ish-ministrit, rritja e pensioneve është rrit vetëm për një numër, por siç tha ai nuk është rrit mundësia për të blerë 20% më shumë mallra.

“Rritja e pensioneve nuk është rritje, është rrit vetëm një numër, por nuk është rrit mundësia për të blerë 20% më shumë mallra. Pensioneri i cili e ka marrë pensionimin e pleqërisë 100 euro, më shumë mallra ka blerë në vitin 2021 se sa sot që mund të blejë me 120 euro. Inflacioni më i përgjegjshëm në këto tri vite e gjysmë është 23% rritje, por pensionerëve dhe kategorive më të lëndueshme i intereson çmimi i produkteve elementare. Pensioni në mënyrë absolute nuk është rrit, çmimet janë rrit deri në 60 % dhe ajo kategori e njerëzve është varfëruar për 60%”, ka shtuar Shatri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat