Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po dëmtojnë popullin

Aktuale

Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po dëmtojnë popullin

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:49
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e liderëve të Procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Në fjalën e saj, Osmani i ka quajtur masat të padrejta, duke theksuar se ato po ndikojnë negativisht tek populli i Kosovës.

Në një postim në Facebook, Osmani shprehu zhgënjimin e saj lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat