Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Matoshi: Prokurorisë t’i jepet hapsirë, duart t’i ketë të lira

Aktuale

Aksioni në Ministrinë e Mjedisit, Matoshi: Prokurorisë t’i jepet hapsirë, duart t’i ketë të lira

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 23:51
Fatmir Matoshi

Policia e Kosovës gjatë kësaj të marte zhvilloi aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit,duke konfiskuar shumë dokumente e kompjuterë nga zyrat e Ministrisë.

Ish ministri i këtij dikasteri, Fatmir Matoshi deklaroi se Prokuroria Speciale me këtë rast, duhet të jetë e pavarur në mënyrë që rasti të shkon deri në fund.

“Mendoj që duhet dhënë hapsirë Prokurorisë Speciale që të shkoj deri në fund rasti. Të pakten rastet nuk duhet me u ndërpre për shkak të ndërhyerjeve, unë lutem të mos ketë asnjë ndërhyerje, as politike, as të medieve”,deklaroi Matoshi.

Sipas tij, ajo duhet ti ketë duart e lira.

“Unë mendoj që prokuroria duhet me i pas duart e lira, mos me u ndiku nga askush në mënyrë që e gjithë e vërteta e kësaj çështje të dal në shesh”, shtoi ai mes tjerash. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat