Azemi: U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe

Aktuale

Azemi: U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:16
Visar Azemi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, ka reaguar pas bisedës që është publikuar sot mes shefes së GP-së së VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb, Milan Radojiçiqit.

Azemi përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se u dëshmua sërish koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe.

Tutje, Azemi tha se pushteti aktual sa ishte në opozitë akuzonte Listën Serbe si formacion çetnik e tani e kanë bashkëpunëtor.

“U dëshmua edhe një herë koordinimi i fshehtë i VV-së me Listën Serbe. Ata që dikur në opozitë e akuzonin këtë parti si formacion çetnik, në pushtet e shndërruan në bashkëpunëtoren më të ngushtë. Hipokrizi dhe mashtrim”, shkroi Azemi.

Ai thotë se për disa vota Qeveria ‘Kurti’ bëri pakt edhe me ‘djallin’.

“Premtuan transparencë e integritet, dhe sot shohim një pushtet që koordinohet në mënyrë të dyshimtë skutave dhe që i nënshtrohet një krimineli. Nuk iu mbeti asnjë premtim pa u thyer. Për pak vota, bënë pakt edhe me djallin”, tha Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat