Aderimi i fundit në LDK, Hoxha “godet” Abdixhikun: Paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë...

Aktuale

Aderimi i fundit në LDK, Hoxha “godet” Abdixhikun: Paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë...

Nga: A.SH Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:55
Drita Millaku dhe Lumir Abdixhiku

Me afrimin e zgjedhjeve deputetët kanë filluar edhe lëvizjet e tyre.

Përveç largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvnedosje, së fundi është larguar edhe deputetja Drita Millaku.

Ajo ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hafir Hoxha ka kritkuar ashpër kreu e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të cilin thotë se është e habitshme kur një individ i partisë që ke kritikuar kalon në LDK.

Sipas Hoxhës, kjo “po i bjen që paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë e ke kritikuar më herët subjektin politikë që u gëzohesh dezerterëve të tyre që kalojnë tek ti për interesa të tyre personale”.

Postimi i plotë:

Nëse gëzohesh as shumë që të vjen një kuadër e partisë kundërshtare, atëherë tërë kohën ke rrejtë kur e ke kritikuar atë parti, ose e ke pas spiunë atje!

Si ka logjikë aq shumë me u gëzue një lider i një partie vetëm pse i vjen një person i një partie tjetër kundërshtare në politikë ndaj të cilës tërë kohën kanë fjalë negative për idetë dhe konceptin politik të tyre!

Pra ka gabuar kur ka kritikuar gjeneralisht subjektin politikë, është dashtë të jetë konkret në kritika dhe t’i mos i gjeneralizon kuadrat!

Logjikishtë i bjen se gëzohet sepse i ka ardhë një individ i një partie shumë të keqe e që nuk është dashtë me pranue, pse me u gëzue aq shumë!

Ose qenka parti e mirë me kuadra e koncept të mirë politik ajo nga vjen personi që ti po gëzohesh kur të vjen një anëtar i tyre si kuadër!

Dmth po i bjen që paske gënjye elektoratin tënd tërë kohën sa herë i ke kritikuar më herët subjektin politikë që u gëzohesh dezerterëve të tyre që kalojnë tek ti për interesa të tyre personale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat