Hoxhaj: Raporti i Progresit theksoi qartë se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet

Aktuale

Hoxhaj: Raporti i Progresit theksoi qartë se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 11:51
Enver Hoxhaj

Ish-shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj, ka komentuar Raportin e Progresit.

Hoxhaj, këtë raport e konsideron si të keq për Kosovën, derisa thekson se ky raport tregon se Kosova nuk ka pasur asnjë reformë në asnjë sektor.

‘’Raport i progresit tregon që Kosova gjate kësaj kohe nuk ka pasur asnjë reformë të brendshme në asnjë sektor, por mjerisht asnjë suksese në politikën e jashtëm, duke marr vetëm obligime nga dialogut, pa asnjë përfitim konkret dhe mbështetje politike dhe financiare’’, shprehet ai.

Hoxhaj, potencon se duke iu referuar Raportit të Progresit, Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit të BE-së.

‘’Aty thuhet qartë qe Kosova nuk e merr fare statusin e kandidatit, duke aplikuar në dhjetorin e 2022 dhe duke mos u trajtuar fare si kërkesë e Kosovës, por aty thuhet qartë që për Kosovën duhet ti zbatoj Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ku është propozimi evropian për Asociacionin, është temë e kryer dhe e mbyllur’’, thekson ai.

Ish-shefi i diplomacisë, aktualisht deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka cituar një pjesë të Raportit të Progresit, ku Kosova obligohet që të i respektoj dhe zbatoj marrëveshjet e pranuara.

‘’Ajo se çfarë thuhet në tekst të raportit është mjaft shqetësuese ku shprehim thuhet: “ Si Kosova ashtu edhe Serbia pritet të zbatojnë obligimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit. Kjo përfshin themelimin e Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSM). Kosova pritet të nisë procesi që çon në krijimin e A/CSM bazuar në propozimin evropian të paraqitur ndaj Palëve më 21 tetor 2023. Serbia pritet të fillojë të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja paralelisht duke iniciuar njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucionet të Kosovës”, shton Hoxhaj.

Sipas tij, nga citati i lartë cekur, Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionit janë në fuqi.

‘’Nga ky citat thuhet qartë që marrëveshja e Brukselit dhe Asociacionin janë në fuqi, dhe përtej debatit të nënshkrimit dhe zbatimit, të gjitha këto janë në fuqi!’’, potencoi Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat