Bislimi flet me Carpenterin për dialogun me Serbinë, kërkon ndëshkim për sulmin në Ibër Lepenc

Aktuale

Bislimi flet me Carpenterin për dialogun me Serbinë, kërkon ndëshkim për sulmin në Ibër Lepenc

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 10:47
Foto nga takimi

Në Shtëpinë e Bardhë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Drejtorin e lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të administratës Biden, ambasadori Michael Carpenter.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Kosovës, Bislimi theksoi partneritetin, miqësinë dhe aleancën e palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate për media, në takim u bisedua mbi perspektivën e dialogut dhe rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve, me theks në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të Ohrit, ku Kosova vazhdon të mbetet konstruktive dhe e angazhuar në proces.

“Zëvendëskryeministri Bislimi tha se edhe sulmi i fundit terrorist javën e kaluar në Varagë të Zubin Potokut në kanalin e Ibër Lepencit, është tregues i radhës se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve dhe fqinjësi të mirë. Ai theksoi dhe nevojën që akti i agresionit i Banjskës i shtatorit të vitit të kaluar si dhe sulmi i fundit në Ibër Lepenc të ndëshkohen me masa konkrete, në mënyrë që të parandalohet që Serbia të përsëritë sulme të përmasave të tilla që minojnë sigurinë e vendit dhe të rajonit”, thuhet në komtesën për media.

Më tej, ai foli për politikat nxitëse të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat