Sveçla i bën thirrje diasporës të regjistrohen si votues

Aktuale

Sveçla i bën thirrje diasporës të regjistrohen si votues

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 14:49
Xhelal Sveçla

Kanë mbetur edhe 18 ditë për t’u regjistruar si votues nga mërgata në Kosovë.

Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen, duke thënë se më këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet.

“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata.

Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët.  Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat