Shkodra: Cilado parti që vjen në pushtet detyrohet që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Kushtetuese

Aktuale

Shkodra: Cilado parti që vjen në pushtet detyrohet që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Kushtetuese

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 06:19
Analisti, Selman Shkodra

Analisti, Selman Shkodra ka thënë se cilado parti që do të vjen në pushtet do të detyrohet me e dërgua draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Shkodra thotë se kjo është e pashmangshme dhe sipas tij shumë shpejt do të ndodhë kjo.

“Cilado parti që vjen në pushtet do të detyrohet me dërgua draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese, kjo është e pashmangshme unë nuk besoj që e zë vjeshta e vitit 2025, pa e dërguar statutin atje.

Proceset integruese, mos heqja e masave, mbajtja në këtë gjendje mos-takimet bilaterale, mos-zhvillimi i programeve siç kanë ShBA-të, mos-procesi i anëtarësimit në organizata multilaterale-ndërkombëtare një mori të tjera”, ka deklaruar Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat