Tali: Qeveria e radhës duhet ta ketë prioritet armatosjen e FSK - t’i çojmë selam Serbisë se nëse ja mësyn....

Aktuale

Tali: Qeveria e radhës duhet ta ketë prioritet armatosjen e FSK - t’i çojmë selam Serbisë se nëse ja mësyn....

Nga: A.SH Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 12:08
FSK

Analisti Driton Tali, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se prioritet e qeverisë së re duhet të jetë aramtosja e FSK-së.

Ai shton, se Serbia vetëm këtë gjuhë njeh.

Tali ka paralajmëruar se nëse Serbia tenton të rrezikojë paqen dhe stabilitetin e Kosovës, përgjigja do të jetë një mbrojtje e fuqishme dhe e pakompromis, duke nënvizuar se një Kosovë më e armatosur është një Kosovë më sovrane dhe më të vendosur ndaj çdo kërcënimi.

Postimi i plotë:

Po e potencojë përsëri: qeveria e radhës duhet ta ketë prioritet armatosjen e FSK!

Ta shfrytëzojë këtë atmosferë globale të krijuar tashti rishtazi ndaj mbrojtjes dhe armatimit.

Duhet t'i çojmë selam Serbisë se nëse ja mësyn Kosovës kësaj radhe do të djeget edhe territori saj.

Sepse "kjo Serbi" hegjemone e njeh veç këtë gjuhë. Sa më e armatosur Kosova aq ma sovrane ndaj Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat