Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka treguar për rolin e bazës amerikane “Bondsteel” në Kosovë.
Reagimi i ish diplomates vjen pas një artikulli në gazetën gjermane “Bild”, e cila ka paralajmëruar tërheqjen e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Haradinaj, në një postim në platformën “X”, ka thënës se “bazat ushtarake jashtë shtetit konsiderohen të rëndësishme për fuqinë e SHBA-së përtej kufijve të saj territorialë, duke e lejuar atë të mbajë praninë në zona që “qeveria e SHBA përcakton se janë të rëndësishme për interesin kombëtar”, sipas një raporti të shërbimit kërkimor të Kongresit (korrik 2024)”
“Camp Bondsteel është emëruar në vitin 1999 sipas James Leroy Bondsteel, një rreshter i Shtabit të Ushtrisë Amerikane që shërbeu gjatë Luftës së Vietnamit dhe mori Medaljen e Nderit; Camp Bondsteel është i shtrirë mbi 955 hektarë (3,86 km²), zona bazë e Camp Bondsteel u ndërtua në kodrat dhe tokat bujqësore afër Ferizajit, duke rrafshuar dy kodra dhe duke mbushur luginën midis tyre. Perimetri i jashtëm i bazës është afërsisht 14 km dhe është i rrethuar nga një mur barrierë prej dheu dhe betoni 2.5 m i lartë”, ka shkruar ajo.
“Interesi kombëtar ka qenë bërthama për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazave të SHBA-së jashtë vendit gjysmën e parë të shekullit të 20-të e deri më sot; që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur forca ushtarake në Kosovë për të mbështetur Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), në përpjekje paqeruajtëse. Grupi i Mbështetjes së Zonës së Ushtrisë Amerikane – Ballkan mirëmban një seli për aktivitetin ushtarak të SHBA-së në Ballkan në Kampin Bondsteel në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ajo ka shkruar se “në gjendje të akomodojë më shumë se 7,000 trupa brenda tij, Camp Bondsteel është aktualisht një ndër bazat më e mëdha dhe më e gjera – drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkan, një qendër kritike komandimi dhe furnizimi për forcat e SHBA-së në mbështetje të operacioneve të NATO-s”.
DISA FAKTE PËR KAMPIN AMERIKAN “BONDSTEEL” NGA NJË KËRKIM I SHPEJTË NË INTERNET
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) February 19, 2025
- Bazat ushtarake jashtë shtetit konsiderohen të rëndësishme për fuqinë e SHBA-së përtej kufijve të saj territorialë, duke e lejuar atë të mbajë praninë në zona që "qeveria e SHBA përcakton se janë… pic.twitter.com/mKH9ZCjFCf