LVV thellon epërsinë, ky është rezultati i votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, janë numëruar 66.31% e vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 21 mijë e 234 ose 52.72 % për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 12 mijë e 003 ose 29.80 % për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka 3213 ose 7.98 % për qind.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët i ka marrë 1338 ose 3.32 % për qind.
Rezultatet finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikohen të mërkurën e 5 marsit.
Numërohen mbi 47 për qind e votave me postë, ky është rezultati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, janë numëruar 47.34 e vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14 mijë e 432 vota, apo 51.34 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8 mijë e 360 vota apo 29.74 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës ka 2 mijë e 283 vota, apo 8.12 për qind.
Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët i ka marrë 1 mijë e 167 vota apo 4.15 për qind.
Rezultatet finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikohen të mërkurën e 5 marsit.
Rezultati
Elezi: Numërohen gjysma e kutive me vota nga votimi me postë i diasporës
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.
“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”, tha ai.
Sipas Elezit, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.
“Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net. Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, tha Elezi për RTKlive.
Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet progresi i numërimit:
Tabela
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ nga mbrëmë nuk freskoi të dhënat
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë, është duke vazhduar procesi i numërimit të fletvotimeve të ardhura me post nga votimi jashtë Kosovës, ndërkohë që nga mbrëmë në orën 23:24, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka publikuar të dhëna.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në përditësimin e të dhënave të mbrëmshme, përqindja e votave të numëruara është nga 35.64 për qind e vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 774 vota ose 52.14 për qind të votave me postë, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Nga procesimi i të dhënave prej 64 vendvotimeve nga 188 sa janë gjithsej, LDK renditet e dyta me 5853 mijë vota ose 28.40 %, Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 1637 vota ose 7.94 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma e katërti me 980 vota ose 4.76 për qind, raporton KosovaPress.
Pas këtij procesi do të nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Kurti e Abdixhiku të parët, pas tyre Hamza e Haradinaj – Sa vota me postë morën kandidatët për kryeministër?
Mbrëmë pas orës 23:00 është bërë përditësimi i fundit i të dhënave në uebfaqen e KQZ-së, sa i përket numërimit të votave përmes postës.
Deri tani janë procesuar 35.64 për qind e vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave, i pari renditet kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka marrë 10 mijë e 236 vota, ndërsa pas tij është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 5 mijë e 356 vota.
I treti renditet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, me 1 mijë e 455 vota, ndërkaq kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë 857 vota.
LVV në krye me 52.14% të votave
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i numërimit të votave me postë nga diaspora.
Me 35.64% të vendvotimeve të numëruara deri tani, rezultatet e pjeshme vazhdojnë të tregojnë një përparësi të theksuar për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
LVV ka siguruar 52.14% të votave të deritanishme.
E dyta është LDK me 28.40%
PDK e treta me 7.94% të votave, ndërsa AAK dhe Nisma dhe të tjerët kanë fiturar 4.76% të votave të deritanishme.
Numërohen katër kuti të votimit në Mitrovicë të Jugut
Procesi i numërimit të votave me postë nga diaspora po vijon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Rezultatet e partive politike nga vota numëruara deri më tani:
VP/11/07
VV - 296
LDK - 24
PDK - 47
AAK – 1
VP/11/08
VV - 290
LDK - 19
PDK - 51
AAK - 3
Familja - 1
Lista serbe – 4
VP/11/06
VV - 231
LDK - 100
PDK - 37
Familja – 1
VP/11/03
VV - 282
LDK - 37
PDK - 55
Familja - 2
LDK-ja prin në Fushë Kosovë me votat e diasporës
Ka filluar procesi i numërimit të votave me postë nga diaspora në komunën e Fushë Kosovës.
VP/09/02 Fushë Kosovë:
LDK - 152
PDK - 23
VV - 206
AAK - 3
Familja - 2
PLE - 25
Numërimi i votave me postë/ Ja cila parti po prin me vota të diasporës në Kamenicë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Kamenica që jetojnë në diasporë.
Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 890 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 224 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 86 vota, AAK-ja ka marrë 35 vota, kurse Lista për Familjen 2 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Kamenicës që kanë votuar përmes postës janë 1630.
Numërimi i votave me postë/ Kështu votuan qytetarët nga Klina, që jetojnë në diasporë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 4 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Klina që jetojnë në diasporë.
Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 540 vota.
Kurse, u pasua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 567 vota.