Gazetari Bahri Cani ka thënë se në votat e numëruara përfaqësitë diplomatike dhe në votat e dërguara me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka dallim të madh, sepse në vota në diasporës nëpër konsullata Lëvizja ka fituar mbi 80%, kurse në votat me postë ka 30% më pak.
Tutje, thotë se ende nuk dihen sigurt, pasi që përqindjet po ndryshojnë çdo ditë.
Postimi i plotë:
Numërimi i votave të mërgatës
Nuk kam harruar të publikoj rezultatet e votimit të mërgatës, por dallimet janë kaq të mëdha mes votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në votat e dërguara me postë, sa që çdo publikim i pjesshëm vetëm sa krijon konfuzon.
Këtë grafikën poshtë po e publikoj VETËM si ilustrim i numërimeve të deritanishme...
Në votat e numëruara nga votimi në përfaqësitë diplomatike, pra në ambasada dhe konsullata, LVV ka fituar mbi 80%. Ndërsa në votat e dërguara me postë, e që janë numëruar deri tani, kjo parti ka fituar rreth 30% të votave më pak. E përqindjet po ndryshojnë çdo ditë.
Kur të dihen të gjitha rezultatet, do t'i publikoj në tërësi, sepse tani nuk ka kurfarë kuptimi që të publikohen pas çdo kutije.
Vetëm mos më pytni si është e mundur që të jetë dallimi kaq i madh mes votave në përfaqësitë diplomatike dhe atyre me postë, sepse thjesht nuk e di!